Hashim Thaçi për BBC-në serbe: Pse Donald Trump është “dhuratë nga Zoti” për Kosovën
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka frikë që dekada do të humbasin nëse diçka “nuk ndodh” në dialog me Serbinë këtë vit, njëherësh duke e vlerësuar situatën aktuale si “kurrë më afër” dhe “kurrë më tej” sesa zgjidhja e mosmarrëveshjes.
“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada,” tha ai në një intervistë me BBC në gjuhën serbe.
Ai thotë se viti i fundit i mandatit të parë të Presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.
“Unë nuk mendoj se do të jemi në gjendje të rimarrim vëmendjen e Presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim e vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta përdorim atë,” tha Thaçi.
Duke folur për bashkëpunimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin shumë herë e ka gjetur veten në një tryezë për të diskutuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, ai tha se ka pasur dallime në të kaluarën midis tyre dhe se këto dallime ekzistojnë edhe sot.
Ai beson, megjithatë, se kjo nuk duhet t’i parandalojë ata, si dy presidentë, të diskutojnë të ardhmen.
“Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë një marrëveshje sepse shumë procese të tjera kanë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe Serbia e ka të qartë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë larg – do të varet shumë nga liderët e të dy vendeve, nëse ata do të investojnë në të ardhmen ose do të mbeten peng të së kaluarës”, saktësoi Thaçi.
Ai kujton se as Serbia dhe as Kosova nuk mund të kërkojë anëtarësimin në BE pa një marrëveshje përfundimtare.
“Nëse e humbim këtë mundësi, ne do të qajmë në portat e Brukselit, por askush nuk do të kujdeset,” tha ai.