Pastrimi i parave, Shqipëria në zonën gri/ Ministrja e Financave shpjegon arsyet

Një ditë pasi Këshilli i Europës e riktheu Shqipërinë në listën e vendeve gri të pastrimit të parave, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se përgjegjësit kryesor për këtë vlerësim negativ janë Prokuroria dhe Gjykatat.

“Nëse lexon raportin dhe rekomandimet e monevayl është e qartë se mangësitë më thelbësore vijnë tërësisht nga agjencitë jashtë ekzekutivit. Veçanërisht gjykatat dhe prokuroria”.

Sipas Denajt, qeveria ka rritur numrin e rasteve të zbuluara për pastrim parash, por prokuroria dhe gjykatat nuk i konfiskojnë paratë.

“Ne kemi referuar 30 përqind më shumë raste në prokuroi dhe gjykata por nuk kemi asnjë konfiskim dhe dënim”, shprehet Anila Denaj.

Rikthimi i Shqipërisë në listën e vendeve problematike për pastrim parash u paralajmërua në vitin 2018, pas një raporti i cili e klasifikoi vendin me risk të lartë pastrimi parash. Komiteti moneyval i la qeverisë një vit kohë për të reaguar, por masat e marra gjatë kësaj kohe nuk e kanë bindur Këshillin e Europës, i cili një ditë më parë vendosi ta fus Shqipërinë në listën gri duke dhënë dhe arsyet pse

Ministrja e financave tha se muajt e fundit janë miratuar një sërë ligjesh dhe masash, që do të rrisin konfiskimin e parasë kriminale, përfshirë operacionin forca e ligjit

“OFL u bë për të patur një rezultat më të shpejtë, siç e kërkojnë të gjithë”, shprehet Denaj.

Shqetësimet se Shqipëria po shndërrohej në një vend me risk të lartë për pastrimin e parave nisën të shtoheshin veçanërisht pas vitit 2015, kur vendi u përball me rritjen e fortë të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.