VIDEO/ Rama: Pas Sarandës, do ndërtojmë bulevardin e Ksamilit

Gjatë ditës së sotme të prezantimit të tunelit të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe disa prej investimeve që do të kryejë në qytetin e Sarandës.

Një premtim i kryeministrit Rama ishte ndërtimi i aeroportit të Sarandës.

Gjithashtu, Rama u ndal edhe tek shëtitorja që pritet të ndërtohe në Ksamil, pas asaj që po kryhet në Sarandë.

“Aktualisht po punohet në Shëtitoren e Sarandës dhe më tutje do të vazhdojmë me realizimin e projektit që bëhet aktualisht për Ksamilin”, u shpreh Rama gjatë konferencës së sotme. /Sarandanews.com/