PETICIONI/ Ndërtimet në Kakome, Palasë dhe Dhërmi, banorët kundërshtojnë vendimin e KKT-së

Pas vendimit të fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit ku u është dhënë leje ndërtimi restorteve në Kakome, Palsë dhe Dhërmi kanë reaguar banorët autoktonë në këto fshatra të bregdedit.

Banorët kanë dal kundër këtij vendimi duke qenë që të gjithë në një linjë kundër këtyre ndërtimeve.

Banorët kanë vendosur të fimosin një Peticion, me të cilin i drejtohen Parlamantit Europian dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

PETICIONI

Drejtësi për Kakomenë!

Ne, të nënshkruarit kërkojmë ndihmën e Parlamentit Evropian, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve te tjera per mbrojtjen e te drejtave humanepër të ndaluar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pronës që u bëhet banorëve të fshatit Nivice Bubar në Shqipëri.

Nivice Bubar është një fshat që ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë në bashkine e Himarës. Eshtë fshat autokton me histori mbi 600 vjecare me tradita dhe fe të ruajtura qe nga periudha e hershme.

Banoreve te fshatit po u shkelen te drejtat njerezore prej me shume se 15 vitesh duke I hequr te drejten e prones se tyre qe ndodhet prane plazhit publik Kakome

Në vendin e quajtur Kakome, që është pronë e trashëguar e banorëve të fshatit Nivice Bubar, është aprovuar të ndërtohet një resort turistik pa marrëveshje me pronarët.Gjatë këtyre viteve, banorët kanë protestuar disa herë ne pronën e tyre dhe policia ka ndërhyrë dhe I ka larguar me forcë, ku disa nga banorët kanë pësuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike.

Me mbështetjen politike ndër vite kjo pronë ruhet nga policia private dhe eshte e rrethuar, ne rrugë është vendosur nje porte që të çon në plazhin publik Kakome, duke mos lejuar që pronarët të shkojnë në pronën e tyre dhe qytetarët të shkojnë në plazhin publik, dhe me vone u rrethua dhe deti dhe nuk lejohej asnje mjet motorik ujor.

Para disa vitesh mediat publikuan rastin e kapjes ne flagrance te nje ngarkese te lendes narkotike rreth 2 ton qe transportohej nga makinat e policise private qe ruanin token tashme te rrethuar ne Kakome.Pra prona e trasheguar e banoreve te Nivices po perdorej per trafikimin e lendeve narkotike .

Ky eshte nje nder rastet unike ne Europe ku plazhi publik I cili I takon cdo individi te lire te ketij planeti po mbahet I bllokuar me force.

Ju lutemi vendosni drejtesi duke firmosur, përfundon Peticioni, për të cilin banorët ftojnë këdo për ta firmos.