Në Vlorë do vendosen çadra falas për pushuesit! Gjatë fundjavave nuk do të ketë punime në rrugë apo në plazh
Gjatë fundjavave në Vlorë nuk do të ketë kantier ndërtimi, që pushuesit të mos shqetësohen teksa shikojnë plazhin. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tha se ndërkohë kanë nisur kontrollet në të gjitha bizneset që të parandalojnë një rritje të çmimeve
“Kemi diskutuar që gjatë fundjavave të mos ketë punime në kantier, që të mos ketë zhurma për pushuesit që vijnë gjatë fundjavave. Të respektohen çmimet e traditës. Kam ngritur prej 2 javësh njësi kontrolli për të gjitha bizneset, që dalin çdo mëngjes për të kontrolluar bizneset. Jemi në kushtet kur mund të presim njerëz”, tha Leli për “Report TV”.
Lidhur me plazhet publike, kryebashkiaku i Vlorës tha që një donator privat do të mundësojë çadra falas për pushuesit.
“Një donator privat që do na mundësoj çadrat për t’i shfrytëzuar me kosto zero nga banorët. Menaxhimi i plazhit, prioritet do u japim hotele. Ndërkohë në njësitë e tjera, kur nuk ka hotele, do t’u jepet njësive të shërbimit e drejta për ta menaxhuar këtë plazh. Pavarësisht se ka njësi shërbimi do të ketë edhe plazhe publike, duke respektuar 20% shërbimi. Prioritet ka qenë hoteleria”, tha Leli.
Ndërkohë që mbeten për t’u specifikuar se ku do të jenë të vendosura këto çadra.