Trafiku i mbetje toksike, gazetari Bolino hedh dyshime: A ekzistojnë kontrrollet në Itali?
Gazetari Italian, Carlo Bolino, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Shtetit që arrestoi në portin e Vlorës gjashtë persona, të cilët po tentonin të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme.
Bolino shkruan se ky është një skandal, që e zemëron si qytetar italian dhe e ofendon si një shtetas shqiptar.
Gazetari hedh dyshime dhe për kontrrollet në portin e Brindësit.
Ai e cilëson këtë veprim si një turp kombëtar, pasi këto tregti janë zakonisht në duart e Kamorrës.
Bolino shton se duhet të presim për të mësuar nëse mafia i kanë shtrirë tentakulat e tyre në portin e Brindisit.
“Një skandal në portin e Brindisit. Një skandal që më zemëron si një qytetar italian dhe që më ofendon si një shtetas shqiptar.
Skandali u zbulua me të mbërritur në portin shqiptar nga policia shqiptare. Por a ekzistojnë kontrollet në Itali?
Këto imazhe janë një turp kombëtar, sepse ato demonstrojnë se si mbeturinat toksike mund të kalojnë kufijtë tanë në dritën e diellit dhe pa asnjë kontroll dhe se vëmendja e vetme tani është përqendruar te qytetarët e huaj, sikur të ishin helmi dhe jo asbesti.
Meqenëse këto tregti janë zakonisht në duart e Kamorrës, ne presim të dimë nëse mafia i ka shtrirë tentakulat e tyre në portin e Brindisit!”, shkruan Bolino. /Sarandanews/