Tjetër rast abuzimi seksual me të mitur, denoncohet një 67 vjeçar në Vlorë
Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Ditën e djeshme policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë një 67 vjeçar.
Abc News raporton se Sofo Skënderi, 67 vjeç, banues në fshatin Ceprat dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.
Policia ka vërtetuar se në datë 30 maj, 67 vjeçari ka kryer veprime dhe i ka thënë fjalë të turpshme minorenes.
Për këtë fakt, familja e të miturës ka denoncuar Skënderin.
Të shtunën e kaluar u raportua edhe një tjetër rast abuzimi se*sual me të mitur.
Abaz Doku, 65 vjeç, roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë dyshohet se ka përdhûnuar një 15 vjeçare.