Ankesa e avokatit nga Saranda për dëmtimin e pemëve, bashkia zgjidh problemin

Avokati nga Saranda, Adriatik Lapaj, pas ankesës së tij për dëmin e 8 pemëve, ka publikuar fotot e rregullimit të pemëve.

POSTIMI I PLOTË I ADRIATIK LAPAJ.

QYTETARIA ËSHTË MJET I JASHTËZAKONSHËM KUR KA ORGANIZIM DHE REAGIM
Dje u dëmtuan 8 pemë të mbjella dhe rritura me shumë dashuri nga një ekip të rinjsh fantastik me të cilët kam fatin të rrugëtoj një mision të bukur dhe qytetar.

Reaguam! Ju drejtuam kryetarit të Bashkisë Z. Gurma.

Sot këshilltari bashkiak Z. Dritan Peçi që herët në mëngjes zbriti në kantierin e firmës së ndërtimit që po rehabiliton bulevardin e qytetit. U kërkoi llogari. U kërkoi ti hiqnin dhe të mos përsëritet më. Faleminderit Dritan!

Në kantier zbritëm dhe ne. I rivendosëm siç ishin duke u bërë dhe mbajtëse druri për të shmangur pasojat nga dëmtimi.

Lulishtja u zbraz nga tubot. Në vazhdim do zbrazen dhe pjesët e tjera. Pemët prapë ku ishin dhe siç ishin.

Qytetaria është mjet i fuqishëm kur organizohesh dhe e përdor.