Përkeqsimi i situatës së Covid në Vlorë, Bujar Leskaj vijon të thyejë rregullisht masat anti-Covid

Situata e pandemisë në Shqipëri është në një fazë kritike, ku rastet dhe numri i vdekjeve është në rritje.

Ky përkeqim e situatës bëri që Komiteti i Ekspertëve të merrte masa shtesë për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Një nga burimet kryesore të përhapjes së pandemisë jane dhe takimet elektorale që zhvillojnë drejtuesit politik në qytete të ndryshme.

Një ndër to është dhe Bujar Leskaj drejtuesi politik i PD për qarkun Vlorë, i cili që në fillim të fushatës elektorale është nga të vetmit që ka thyer rregullisht në çdo takim rregullat parandaluese të Covdit, duke u kthyer në një burim të përhapjes së virusit.

Fakti që ai ende nuk është gjobitur, ka bërë që sërish ne profilin e tij të bëjë karshillëk duke mbledhur mbi më shumë se 10 persona në një ambient të mbyllur, duke shpërfillur masat që ndalojnë grumbullimet, por në të njëjtën kohë duke rrezikuar shëndetin e banorëve të kësaj zone.

Të tilla takime pa respektim, Leskaj i ka zhvilluar dhe në qytetin e Sarandës, si dhe në Ksamil.

Në 24 orët e fundit në Vlorë u rregjistruan 110 raste të reja dhe 1 vdekje, ndërsa në Sarandë 35 raste. /Sarandanews.com/