VIDEO/ Zhvillimet e reja që priten pas restaurimit të Kalasë së “Ali Pashës”

Kjo është hyrja kryesore për në kalanë e Tepelenës.

Së shpejti këtu do të ketë një projekt restaurues dhe do të ndërhyrjet tek hapësira publike për të zhbllokuar gjithë territorin e zënë nga banorët që jetojnë brenda kalasë.

Përpos kësaj është një plan për të rivitalizuar një shteg natyror që qarkon gjithë perimetrin e kalasë, një shteg që mund të përshkohet me këmbë dhe që do të jetë në dispozicion të vizitorëve që prej vitit tjetër.

“Është i vetmi burim financimi dhe rritje ekonomie për bashkinë e Tepelenës.

Rrethimet do të preken të gjitha do të zhbllokohet e çlirohet kalaja dhe për vazhdimin e shëtitores së tretë do të preken disa familje dhe do të zhbllokohet një herë e mirë kalaja që edhe në anën e jashtme të jetë e vizitueshme, kemi kala dhe nuk e vizitojmë dot.

Ne kemi ideuar dhe konceptuar për të ngritur një muze të Ali Pashë Tepelenës, por edhe vetë banorët duhet të ndërgjegjësohen që kjo kala të jetë rritje ekonomike për banorët dhe për të gjithë ne.”…tha kreu i bashkisë, Tërmet Peçi.

✅ TOP CHANNEL; ZHVILLIMET E REJA QË PRITEN PAS RESTAURIMIT TË KALASË SË ALI PASHËS ????????❤???????????????? Kjo është hyrja kryesore…

Posted by Bashkia Tepelenë – Faqja Zyrtare on Thursday, May 28, 2020