“Olti e sheh Sarandën përtej së majtës dhe të djathtës, do ketë në fokus zhvillimin, turizmin dhe shërbimin ndaj qytetarëve”

Drejtoresha e Kadastrës së Sarandës, Aida Demi, përmes një statusi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë për kryebashkik të Sarandës kandidatin e Partisë Socialiste Oltion Çaçin.

Demi thekson se Olti e sheh Sarandën përtej së majtës dhe të djathtës dhe fokusi i tij do të jetë  zhvillimi, turizmi dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

“Të nderuar miq, edhe një javë na ndan nga fitorja e madhe e datës 14 maj të Oltion Çaçit në Bashkinë e Sarandës!

Dua ta ripërsëris se qyteti ynë meriton të ketë në krye të bashkisë dikë që fokus do ketë zhvillimin, turizmin dhe shërbimin ndaj qytetarëve!

Kjo fushatë ka qenë pozitive sepse Olti e sheh Sarandën përtej së majtës dhe të djathtës, e sheh Sarandën ashtu siç është, një perlë që duhet mbrojtur dhe zhvilluar.

Olti në krye të bashkisë do ketë mbështetjen e kryeministrit Rama për ti dhënë qytetit tonë investimet e merituara!

Miq, kjo është javë vendimtare. Ju lutem, shpërndani tek të gjithë ata që njihni mesazhin që garanton të ardhmen e Sarandës sonë!

Vota e çdo Sarandioti është e rëndësishme.

Mesazhi është një dhe i vetëm: “Vetëm përpara me Oltion Çaçin dhe Partinë Socialiste!”, shkruan Aida Demi.