Ksamil, temperaturat e larta, qytetarët dynden në plazh
Temperaturat e larta gjatë kësaj të diele ka bërë që qytetarët mos t’i rezitojnë dot futjes në det.
Në Ksmail gjatë ditë së sotme ka pasur një numër mjaft të madh qytetarësh që kanë shkuar në plazh, duke u futur dhe në det.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Sarandanews.com, qytetarët duket se po e lënë pas frikën ndaj virusit, duke mos respektuar as rregullat e distancimit social.
Prej shumë javësh Saranda është në hartën e bashkive të gjelbërta dhe gjatë kësaj pandemie nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19. /Sarandanews.com/