Rama publikon foton nga Saranda: Pastrimi i territorit, punë e përditshme në gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

“Zbatimi i Planit të Pastrimit Kombëtar edhe pse në këto ditë të vështira për shkak të luftës që ka ndikuar tek të gjithë, është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë”, tha Kryeministri.

Rama ndau foto nga momente pastrimi në Vlorë, Durrës, Himarë, Sarandë, Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Mallakastër, Bulqizë, Patos, Shijak, Delvinë, Roskovec dhe Skrapar.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.