Rama: Ata që ngrihen kundër çdo projekti, nuk e duan zhvillimin

Ndërsa kish filluar shembja e Teatrit Kombëtar kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale një video ku pasqyroheshin ndryshimet në Tiranë, duke deklaruar se ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, janë të njejtët që ishin kundra këndit të lojërve te liqeni, kundër Sheshit Skëndërbej, kundër pazarit të ri, bulevardit të ri, Arenës Kombëtare, kundër këndit të dytë te Parku i Liqenit dhe kundër Kalase së Tiranës dhe kundër Unazës së Madhe.

Ata që ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot u shpreh zoti Rama.