Sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku: Jemi në diktaturë, e prishën kulturën si skutha!

Pas Hariz Memës, edhe sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, ka reaguar pas prishjes së “Teatrit Kombëtar”.

“Mirëmëngjes Diktaturë✊

Si skutha,ende pa gdhirë u sulën mbi trashëgimin,kulturën dhe qytetarët,bënë atë që dinë të bëjnë më mirë dhunuan,nënshtruan,shaktërruan e arrestuan..

Të thuash trishtim është pak????”, shkruan Qurku, që ashtu si Hariz Mema nuk e kanë shkelur ndonjëherë “Teatrin Kombëtar”, por e kanë parë vetëm nga jashtë kur shkonin në protesta në Tiranë. /Sarandanews.com/