Lufta ndaj hashashit, Task-Forca Vlorë ndan detyrat dhe bën planin e kontrollit
Në Vlorë është mbajtur takimi i task forcës antikanabis.
Qëllimi i mbledhjes ishte ndarja e detyrave për zbatimin e planit për të goditur fenomenin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
“Pavarësisht situatës së ngarkuar kërkohet të mos ulet vigjilenca dhe të gjithë së bashku me të gjitha kapacitet tona të kërkojmë nga çdo institucion dhe strukturë në këtë task forcë angazhimin maksimal në zbatim të planeve dhe masave të veprimit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit gjatë 2020.
Do të kërkoj prej jush dhe institucioneve që përfaqësoni se kjo luftë kërkon kontroll efikas të territorit nëpërmjet angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse.
Krijimin e hartave të sipërfaqeve ku janë kultivuar ose potencialisht mund të kultivohen bimë narkotike. Pra të gjitha zonat me risk të lartë në territorin e qarkut.
Angazhimi i të gjitha strukturave përgjegjëse me rol primar në task forcë për koordinimin dhe veprimin në kushtet e një situate ku ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia duhet të adresohet sipas territorit që ju mbuloni” , tha Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.