VIDEO/ Raporton me bikini para zyrës së Ramës, ja kush është gazetarja nga Tepelena

Gazetarja e emisionit të mëngjesit “Aldo Morning show”, po bën namin në rrjet pasi prej dy ditësh po shfaqet në ekran me bikini në mes të rrugës, përballë kryeministrisë. Gazetarja quhet Griselda Katirai, është nga Tepelena dhe ajo njihet gjithashtu edhe si aktore.

U kritikua dhe mori një lumë me komente negative, por duket se reporteren e Tv Klan nuk e ndal asgjë. Sërish mëngjesin e sotëm ajo ka dalë përpara kryeministrisë e veshur vetëm me bikini. Ndërsa mbi bikini kishte vetëm në bluzë, e ka hequr live në televizion teksa po raportonte për emisionin “Aldo Morning Show”.

“Unë vërtet jetoj me njerëzit, por nuk jetoj për ata. Zemër nuk ndikohem asnjëherë unë.”- është shperhur reporterja para se të hiqte bluzën.

Katirai është një aktore e re, por në televizion ajo ka dalë për herë të parë ditën e djeshme me bikini të zeza, duke bërë që rrjeti të “vlojë” në kritika për të. Dje ajo mbante veshur sipër një triko të verdhë të gjatë, duke vënë në pah të gjitha linjat truprore.

Ndërkohë në profin zyrtar të saj në Instagram bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, foto me armë dhe video të tjera mjaft të nxehta dhe provokuese.