Operatorët turistikë letër Ramës: Hiq fashat orare dhe rihap kufijtë pas 18 majit
Operatorët turistikë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Rama ku i propozojnë masa financiare për këtë sektor.
Në letër kërkohet që përpos paketës 1 dhe 2, të alokohet edhe një paketa e dedikuar vetëm për këtë sektor pas normalizimit të situatës.
Nga kryeministri ky sektor kërkon që të hiqen barrierat që pengojnë ushtrimin e aktivitetet turistik, sikurse janë kufizimi i lëvizjes, moslejimi i hapjes së plazheve dhe hapja e kufirit tokësor deri në fund të majit.
Më poshtë përfaqësuesit e Unionit Turistik theksojnë se vende fqinje tashmë e kanë janë disa hapa para në këtë aspekt krahasua me vendin.
“Referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet me e stabilizuar dhe rënies se virulencës se virusit, ne mendojmë se ka ardhur koha qe të hiqet fasha orari i vendosur për lëvizjen e qytetareve dhe te rakordohet me vendet kufitare në mënyrë qe te hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi. Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetaret në mënyrë qe te shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maj nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë.” – thuhet në letër ndër të tjera.
Sipas këtij Unioni, aktualisht të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kane një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet që së shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfundimisht vendet e punës dhe pandemia shëndetësore do të shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale.