Faqja e njohur sugjerim turistëve: Ejani të zbuloni Delvinën
Faqja e njohur “Tea Tours” u ka sugjeruar turistave që të eksplorojnë pikat turistike që të ofron qyteti i Delvinës.
Ja si sugjerimet që përcjell për tursitët faqja e njohur.
“Delvina është një qytet dhe një bashki në Qarkun Vlorë, në jug të Shqipërisë, 16 kilometra (10 milje) në verilindje të Sarandës.
Delvina është një qytet i vogël, historik, shumë interesant, i cili meriton më shumë vëmendje dhe mund të vizitohet për një ditë nga Saranda.
Qyteti është ndërtuar në një shpat malor.
Ajo ka ndërtesën e parë komplekse islamike në Shqipëri, një kishë katolike, një kishë protestante dhe një kishë ortodokse.
Aty pranë janë mbetjet e një kështjelle mesjetare.
Në jug perëndim të qytetit është vendi i Fenikasit antik, i cili u shpall Park Arkeologjik në 2005”, shkruan faqja e njohur turistike.
Pas këtij postimi ka reaguar dhe kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi.
“Faleminderit Tea Tours ????????!
Delvina meriton të bëhet pjesë e guidës turistike, pasi mbart vlera e resurse të patjetërsueshme”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/