EKSKLUZIVE/ Deputetët e Sarandës, sa paguhej Anila Denaj kur ishte ministre dhe Niko Kuri në spitalin e Sarandës

Rrjedhja e shifrave të pagave të publikuara po bëjnë që rrjeti të ziejë duke ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike.

Dy deputetët e Sarandës të Partisë Socialiste Niko Kuri dhe Anila Denaj nuk i kanë shpëtur dot këtij konfidicialiteti pasi edhe pagat e tyre janë bërë publike.

Paga e Denaj figuron në përiudhën kur ajo ka qenë Ministre e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa e Niko Kurit si mjek Pneumolog në Spitalin e Sarandës.

Paga e mjekut Niko Kuri ka qenë 124,408.00, kurse e Anila Denajt 174,760.00. /Sarandanews.com/