Plani për sezonin e ri, bashkia takim me operatorët turistik këtë të enjte

Ditën e enjte, kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, do të zhvillojë një takim me operatorët turistikë.

Fokusi i bisedës do të jetë plani organizimit në nisje të sezonit të ri turistik, paketat turistike, pikat kryesore ku duhet fokusuar për të thithur sa më shumë turistët vendas etj.

Takimi zhvillohet nesër në orën 11:00. /Sarandanews.com/