“Story e Bashës”, PD Sarandë teston mbështetësit: Ju lutem votoni
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh pas hapjes së profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ka angazhuar të gjithë strukturat duke iu bërë thirrje që të pëlqejnë faqen e tij.
Aty Basha kryen dhe sondazhe për tema të caktuara ku i kërkon ndjeksve të tij që të votojnë.
Thirrjes së tij i është bashkuar dhe Partia Demokratike e qytetit të Sarandës.
Në profilin e saj dega e PD-së Sarandë, u ka kërkuar militantëve të saj që të votojnë sa më shumë në storyt e publikuar nga Basha.
“Votoni ju lutem! Eshte Story e Kryetarit Basha ne Instagram”, shkruan PD Sarandë. /Sarandanews/