Greqia goditet nga një tërmet i fort me magnitudë 6, ja ku ishte epiqendra
GREQI- Një tërmet i fortë ka goditur ishullin e Kretës në Greqi.
Sipas EMSC tërmeti ka pasur një magnitudë 6 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km.
Ndërsa Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, 97 kilometra nga qyteti i Ierápetra në Kretë.
Raportohet se ka pasur një ndjeshmëri të fortë në zonë.