7 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, po kaq në terapi intensive
Ministria e Shëndetësisë përmes Eugena Tominit ka bërë të ditur rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit.
Sipas saj në 24 orët e fundit janë testuar 171 persona, mes të cilëve vetëm shtatë kanë rezultuar pozitiv. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 789.
Sakaq raportohet se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive.
Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.
Ndërkohë në total janë shëruar 519 pacientë, ndërsa 239 janë aktiv.
Rastet e reja, 7, janë në tre rrethe të vendit. Pesë prej tyre janë në Tiranë, një në Krujë, ndërsa një në Kukës.