Shembjet në Sarandë, Bledi Cuçi: Jemi të vendosur për të pastruar vijën bregdetare

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar pamje nga operacioni “Bregdeti ynë” që po zhvillohet në Sarandë.

Në postimin e tij Çuçi thekson se mbeten të vendosur për të pastruar vijën bregdetare nga ndërtimet pa leje.

“Sarandë – Vijon operacioni “Bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Do të pastrojmë vijën bregdetare dhe çdo pjesë tjetër të territorit nga çibanët e ngritur në shkelje flagrante të ligjit”, thekson Çuçi. /Sarandanews.com/