Plazh në kohë pandemie/ Leli: Çadrat me 3 metra largësi në Vlorë!
Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë.
Në një kohë që në vendin tonë sezonit turistik do të ishte hapur me kohë dhe organizimi i festave të mëdha për të ftuar turistët do të ishin zhvilluar tashmë, sot operatorët turistik janë ende duke marrë udhëzime se si mund të zhvillohet turizmin në kushtet e reja që ka krijuar burime të reja infeksioni nga koronavirusi.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha në “Repolitix” në Report Tv se po punojnë me operatorët turistë duke i udhëzuar për ruajtjen e distancën fizike dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.
Operatorët turistikë në Vlorë janë udhëzuar që të respektohet 3 metra lagësi nga çadra në çadër tha kryebashkiaku Leli, ndërsa shtoi se është në koordinim të vazhdueshëm me strategjinë e qeverisë dhe të gjitha institucionet që të shmanget sa më shumë rreziku i infektimit.
“Po koordinojmë punën e përbashkët me strategjinë që qeveria ka përcaktuar për periudhën karantinë në mënyrë që çdo lëvizje e pakoordinuar të mos cenojë sigurinë kombëtare. Operatorëve turistikë u është dhënë urdhër që të respektohet distanca nga shezlongu në shezlong. Pra kushdo operator që kërkon plazh duhet të mbajë distancën 3 metra nga çadra në çadër”, tha Leli.