Nuk respektuan distancën, mbyllen 4 fasoneri në Gjirokastër, rreth 600 punonjëse pa punë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur 4 fasoneri të cilat janë konstatuar teksa kanë zhvilluar aktivitetin duke mos respektuar rregullat e vendosura prej Covid 19.

Në këto biznese janë knstatuar shkelje të distancimit mes punëtoreve prej 1.5 metra e ndërkohe që protokolli i ri i vendosur nga qeveria shqiptare e ka rritur këtë distancim me 2 metra.

Kësisoj raportohet se nga mbyllja e katër bizneseve fason në Gjirokaster, kanë mbetur pa punë rreth 500-600 punonjëse.

Megjithëse aktiviteti i tyre është mbyllur menjëherë pasi u konstatuan duke punuar jashtë rregullave të vendosura ndaj Covid, ISHSH u ka lënë kohë 24 orë për plotësimin e ksuhteve të zhvillimit të punës në të kundërt do të marrë masa.