“Zgjidhja” e Hariz Memës: Biznesi dhe turizmi në rrezik! Ja çfarë duhet të bëjë urgjent qeveria
Kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema, ka reaguar në lidhje me situatën që gjendet turizmi dhe biznesi në Sarandë.
Mema ka dhënë idenë e tij se si duhet të dilet nga kjo situatë.
Sipas tij duhet urgjent ndërhyrje nga qeveria më ndihmë direkt duke iu hequr tatim taksat për një periudhe të caktuar minimalisht 3-6 mujore, pagesë sigurimesh, heqje të takses së pronës dhe pagë “lufte”, për secilin prej bizneseve.
Postimi i plotë i Hariz Memës.
Biznesi dhe turizmi ne rrezik!
Termeti i 26 nentorit dhe sidomos virusi Covid 19 kane bere qe industria e turizmit te jete ne kolaps total.
Ne Shqiperi jane rreth 300.000 mije te punesuar ne kete sektor, e ne qytetin tone Sarande mbi 15 mije direkt dhe terthorazi.
Duke qene se sezoni duhet te celej me dite, e rezervimet per muajt maj, qershor jane zeruar, si do te zgjidhet ceshtja e mbarevajtjes se sezonit ne Sarande?!
Kjo eshte nje pyetje qe duhet t’ja bejme qeverise dhe pushtetit lokal, te cilet jane aktoret ligjore per ringritjen e ketij sektori.
Operatoret e medhenj dhe te vegjel turistik, e jo vetem ata, por cdo individ dhe cdo biznes i lidhur ne rrjetin zinxhir me turizmin jane totalisht te bllokuar dhe ne krize.
Kerkohet urgjent nderhyrje nga qeveria me ndihme direkt duke iu hequr tatim taksat per nje periudhe te caktuar minimalisht 3-6 mujore, pagese sigurimesh, heqje te takses se prones dhe pse jo page “lufte”, per secilin prej bizneseve.
Partia Demokratike Dega Sarande dhe une personalisht jemi ne krahe te te gjithe operatoreve, qytetareve dhe cdo individi te prekur nga pandemia Covid 19, te cilet vazhdojne dhe perndiqen nga keq menaxhimi i kesaj qeverie.
Nga ana tjeter iu bej thirrje te gjithe qytetareve, atyre qe e duan Saranden te vijne te pushojne ne kete qytet, per t’i dhene nje dore biznesit vendas e per te ringritur sadopak biznesin
/Sarandanews.com/