PD organizon protestë në Sarandë për vrasjen e Klodian Rashës

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka sjellë reagime të opinionit publik edhe në Sarandë.

Disa aktivistë të PD kanë marshuar rrugëve të qytetit.

Ata kanë ndezur qirinj, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut.