Pipero: Në mesin e muajit Maj do ketë raste sporadike
Në 15 Maj mund të kemi vetëm raste sporadike me Covid-19.
Pohimi është i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero dhe bazohet mbi treguesit e deritanishëm të kurbës së infeksionit nga koronavirusi.
Mjeku thotë se i beson zërat se shqiptarët janë imunë ndaj virusit për shkak të vaksinës së tuberkulozit. Por në anën tjetër nuk i heq merita masave të ndërmarra për karantinën.
Pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve nga dita në ditë, mbetet apeli tek qytetarët që të vijojnë të zbatojnë masat që frenojnë përhapjen e Covid-19.