Gjirokastër, bëjnë testin e koronavirusit 14 policë që ishin në turn ditën kur hyri emigranti i infektuar

Qarku Gjirokastër regjistroi sot të infektuarin e parë me Covid-19.

Ai është një emigrant, që po kryente karantinën e detyruar në një hotel në Këlcyrë.

Pas daljes së tij pozitiv me koronavirus, mësohet se efektivët e policisë që kanë qenë në turn në Kakavijë, në momentin që ka hyrë i infektuari në Shqipëri, i janë nështruar testit të Covid-19.

Deri më tani u janë marrë tamponët 14 efektivëve të policisë kufitare, si dhe personave të tjerë të kontaktit me emigrantin në hotelin ku po qëndronte në Këlcyrë. Përgjigjet e analizave pritet të dalin nesër.

Emigranti kishte 5 ditë që kishte hyrë në Shqipëri përmes Kakavijës.

Raportohet se deri tani gjendja e tij shëndetësore e tij paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para.  Pritet që ai të transferohet në një ambient tjetër drejt Durrësit ose Tiranës.