VIDEO/ Flasin prindërit e 17 vjeçares: Barjam Tusha është i pafajshëm, diçka ka ndodhur me vajzën tonë. Kërkojmë ndihmën e shtetit
Prej 20 vjetësh familja Bekteshi, burrë e grua dhe tre fëmijë, dy vajza, e madhja e martuar në Greqi,17 vjeçarja, S.B, nxënëse e vitit të parë në shkollën Hoteleri – Turizëm “Antoni Athanas” në Sarandë dhe djali jetojnë në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Gjashtë.
E nëse nuk do ishte bërë publike ngjarja e ditës së martë, ku pas një denoncimi u arrestua nga policia 72 vjeçari Barjam Tusha banor i fshatit Gjashtë, ndoshta nuk do të dinim më shumë për këtë familje.
Kërkesës për t’u intervistuar për të treguar se çfarë kishte ndodhur me vajzën e tyre, si babai, Vullnet Bekteshi edhe nëna e vajzës, Lida Bekteshi, nuk i thanë jo, sipas tyre se, “Barjam Tusha është i pafajshëm.
Duam të shpëtojmë vajzën nga kthetrat që i janë hedhur, sipas tyre, nga një i ri, që hiqet si i dashuri i saj. Vajza është pre e mashtrimit. E kanë droguar dhe kanë qëllim trafikimin” thanë ata.
Barjam Tusha është i pafajshëm dhe kërkoj të dënohet djali që më ka “vrarë” vajzën, se ma ka bërë vajzën për psikologe. Ai të dënohet sa e ka ligji në fuqi.
Nuk e fal asnjë orë, asnjë minute, na tha mes të tjera Vullneti, babai i vajzës.
Asnjëherë nuk besoj që Barjami ka abuzuar me vajzën time. Po të ishte ajo viktimë do isha edhe unë viktimë e Barjamit, na tha nëna e vajzës, Lida Bekteshi.
Në shtëpinë e Bajram Tushës, tashmë i pandehur, gjetëm djalin e tij të vogël. Pasi një djalë para disa vitesh e kanë vrarë në burg në Greqi.
Me një hutim të shprehur na tha: “Kurrën e kurrës nuk e bënte një gjë të tillë babai im. Nuk di se çfarë të them, nuk e besoj.Atë vajzë nuk e kam parë ndonjëherë në shtëpinë time. Habitem nga doli kjo”
Babai e nëna e vajzës 17 vjeçareBarjam Tusha është i pafajshëm, diçka ka ndodhur me vajzën tonë. Kërkojmë ndihmën e…
Posted by Tele Joni on Thursday, 23 April 2020