Injorimi që Lulzim Basha i bëri Sarandës dhe “entuziasmi” i Jolio Dines

Jolio Dine është kandidati që Lulzim Basha e ka caktuar të shtatin në listën e deputetëve për qarkun Vlorë.

Menjëherë pas caktimit në listë, Dine ka pasur një farë “entuziasmi”, duke falenderuar kryesinë e PD për besimin e dhënë dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Sarandës për ta votuar në zgjedhjet e 25 prllit që ai të jetë përfaqësuesi i tyre në Parlament.

E vërteta është se Jolio Dine është një nga personat që kontribon dhe është më aktivi në degën e PD Sarandë, por pozicionimi i tij i shtati është thjesht një fasadë, dhe një shënjë mos vlerësimi nga ana e PD-së.

Në atë pozicion Jolio Dine është i pa shpresë për të dal deputet, pasi vitet e fundit PD-ja në Vlorë nuk është se ka marrë më shumë se 3 apo maksimumi 4 deputet.

Lista që Lulzim Basha ka bërë në Vlorë është qesharake, ku ka rikthyer Bujar Leskajn i cili ishte shkëputur nga politika prej më shumë se 10- vitesh dhe është i akuzuar nga qytetarët vlonjat si një person me një administratë të korruptuar.

Pas tij renditet Ina Zhupa, zëdhënsja e PD-së e cila gjatë gjithë kësaj periudhe ishte investuar duke bërë fushatë në qarkun e Tiranës, me shpresë për të zënë një vend të sigurtë në këtë qark.

Lulzim Basha e transferoi në Vlorë, një qark që ajo nuk ka njohuri, por që për fatin e saj ka arritur të sigurojë një vend të sigurtë.

Kështu dhe për të tjerët pas saj të cilët formojnë një listë anonimësh dhe pa kontribute në Vlorë, ndërkohë që Jolio Dine që ka kontribuar dhe ka qenë aktiv është lënë në një zonë të pa sigurtë.

Dhe pse Dine është “entuziast”, kjo tregon injorimin që prej çdo pal zgjedhje Lulzim Basha ka bërë me Sarandën duke mos i dhënë një mandat deputeti.

Ndërkohë, ndryshe ka vepruar Partia Socialiste që ka vendosur në Sarandë një figurë të njohur si mjekun Niko Kuri, i cili do përfaqësojë këtë qytet për katër vitet e ardhshme.

Përveç injorimit që Lulzim Basha ka bërë për Sarandën, duket se ka formuar dhe një listë humbëse në qarkun e Vlorës, ashtu si “entuziasmi” i Jolio Dines, fallco! /Sarandanews.com/