Ndarja nga jeta e 8- vjeçares nga Delvina, Arbër Hajdari: Familjes do i lidhim një pension mujor pa afat
Ndarja nga jeta e 8- vjeçares nga Delvina pak javë më parë ishte një lajm tronditës për të gjithë.
Drejtesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, që i ishte gjendur pranë vogëlushes Elsës, sot ka dhënë një lajm të mirë për familjen e saj.
Ata kanë vendosur që familjes së Elsës ti lidhin një pension mujor.
“Na mungon vogëlushe!
I gjithë stafi i Fundjavës, nuk ka ditë që nuk të kujtojmë, e vështirë për tu kaluar.
Kemi vendosur që për familjen e Elsës, ti vendosim dhe një pension mujor pa afat.
Me siguri, nga parajsa po na sheh, e buzëqeshur…”, shkruan Hajdari. /Sarandanews.com/