Gjendet i pajetë një 30 vjeçar në Delvinë, dyshimet e policisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Delvinë. Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia.
Sipas policisë dyshohet se 30 vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11.00.
Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT.
Policia njofton se në trupit e të riut nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tjera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/ Informacion paraprak
Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.