Sarandë: Të premten mblidhet Këshilli Bashkiak, ja çfarë do diskutohet!

Ditën e premte do të mblidhet online Këshilli Bashkiak i Sarandës.

Përmes një njoftimi thuhet se mbledhja qê do zhvillohet në orën 11:00 do të ketë 6 pika në rend dite, si dhe do të zhvillohen 3 mbledhje komisionesh.

NJOFTIMI I PLOTË

Ditën e premte, datë 24.04.2020, ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e evitimit të grumbullimit në ambjente të mbyllura, me këtë rend dite:

1. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Mars 2020”

2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Mars 2020, me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”

3. P/Vendim “ Mbi masën e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për periudhën e pandemisë nga Covid-19”
4. P/Vendim “Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve në nivel programi, të buxhetit afatmesëm 2021-2023“

5. P/Vendim “Për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, z.Edlir Laze “

6 P/Vendim “Për miratimin e komisionit të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe përbërjen e tij”

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

• Komisioni i Ekonomisë dhe Financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Prill, ora 11:00.

• Komisioni i Çështjeve Juridike, Rendit dhe Emergjencave Civile, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Prill, ora 12:00 .

• Komisioni i Verifikimit të Mandateve do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Prill, ora 12:00.

KRYETAR
ASAF STROKA