Ambasada greke në Tiranë ofron ndihmë për shkollat e bashkisë së Finiqit

Bashkia e Finiqit falenderon përzemërsisht Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, për dhurimin e 20 sobave me dru për të shkollat publike të Finiqit, Mesopotamit, Navaricës , Dhrovjanit dhe Dermishit.

Kjo për të plotësuar nevojat për ngrohje të nxenësve, në ditët e ftohta të dimrit.

“Mbështetja juaj praktike edhe një herë është shumë e vlefshme, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe ndihmën tuaj të vazhdueshme në fushën e arsimit… , theksoi zoti Kiço.