Adrian Gurma ftesë shqiptarëve: Ejani pushoni në Sarandën e detit, diellit dhe dashurisë!

“Besimplotë se kjo situatë jo e zakontë do të tejkalohet shpejt????ftojmë qytetarët shqiptarë të vijnë të pushojnë ????????????këtë verë në Sarandën tonë⚓️,Sarandën e 3D-ve, Detit????, Diellit???? e Dashurisë♥️

Pavarësisht vështirësive, ne po përgatitemi,që sezoni turistik të jetë i mbarë✅????”, është kjo ftesa që kreu i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka bërë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që këtë vit të vizitojnë dhe të kalojnë pushimet në perlën e jugut të Shqipërisë siç është Saranda.

Sot Saranda do të ishte e mbushur, pasi kroçieret me turistë nga e gjithë bota, por dhe turistët vendas do të frekuentonin këtë qytet për të pushuar.

Situata me COVID-19 ka paralizuar gjithçka në gjithë botën, por në Sarandë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e ri.

Në një prononcim për RTSH, Adrian Gurma shprehet optimist në nisjen e sezonit të ri turistik.

“Saranda do ishte e mbushur me turistë të huaj që vijnë me kroçiera, do të priste turistët vendas që vijnë nga të gjitha rrethet që vijnë për fundjavë në Sarandë, si dhe do të priste dhe emigrantët për të kremtuar pashkët.

Aktualisht jemi në një situatë totalisht të stopuar sa i përket bizneseve të turizmit, hotelet, restorantet, baret, shërbimi taksi dhe të gjithë bizneset e tjerë që operojnë në fushën turistike tani janë stopuar.

Me shpresën e mirë që situata do të tejkalohet dhe ne do t’i rikthehemi normalitetit, jemi duke punuar maksimalisht dhe duke u përgatitur që të kemi një sezon turistik ndryshe nga vitet e tjera.

Gjej rastin t’i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që këtë vit të vijnë dhe të pushojnë në Sarandë, sepse Saranda këtë vit do të jetë ndryshe nga vitet e tjera, e përgatitur për të pritur fluks turistësh.

Realisht po punojmë për sistemimin e plazheve, po punojmë me kontratat e operatorëve turstik që do të aksesojnë dhe do të menaxhojnë plazhet, por në të njëjtën kohë jemi duke menduar dhe opsionin e lehtësimit fiskal për operatorët turistik sepse realisht kjo periudhë pauze i ka dëmtuar.

Kjo në një mënyrë reflektohet dhe në të ardhurat e bashkisë që janë minimizuar.

Ne po punojmë dhe jemi të angazhuar që sezoni turistik të na gjejë të përgatitur. Në bashkëpunim me operatorët turistik jemi drejtuar kryesisht tek turistët vendas, pse jo dhe me paketa, gjë që nuk është aplikuar më parë nga operatorët tanë turistik, por në kushtet që jemi edhe kjo mënyrë menaxhimi e sezonit është e pranueshme.

Ne do ta dëshironim shumë këtë fakt sepse një pjesë e madhe e atyre që vizitojnë Sarandën, vijnë nga deti përmes kroçierave, por edhe të pikave kufitare të Qafë Botës dhe Kakavijës. Janë turistë që prej vitesh pushojnë në Sarandë, vijnë nga vendet lindore dhe të Europës.

Por, në kushtet që jemi ne duhet të jemi të përgatitur për turizmin vendas, pastaj në një fazë të dytë me shpresën se situata do tejkalohet të presim dhe turistët e huaj.

Ne po mendojmë dhe vlersojmë për lehtësimin fiskal dhe një nga këto mund të ishte falja për të paktën për një periudhë 2-3 mujore e taksës për hapsirën publike. Jemi duke e diskutuar dhe shumë shpejt do të ketë një vendimarrje”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma.

Më poshtë dhe specialja e përgatitur nga RTSH. /Sarandanews.com/

Besimplotë se kjo situatë jo e zakontë do të tejkalohet shpejt????ftojmë qytetarët shqiptarë të vijnë të pushojnë ????????????këtë…

Posted by Adrian Gurma on Monday, 20 April 2020