Gati hapja e bllokut të dytë të bizneseve: Fillon nga 27 prilli, ja kush përfiton
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, e ndërsa tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.
“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara.
Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk.
Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet.
Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat.
Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative”, tha Rama.
“Me bllokun e dytë u japim mundësi të kthehen në punë 27 589 punonjësve të regjistruar” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Do te hapet shitje me pakicë ne dyqane jo të specializuara, tregti me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure, tregtia me pakicë e mobiljeve, artikuj shtëpiakë, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, tregtia me pakicë e lodrave në dyqane të specializuara
Shërbimi taksi është pjesë e listës për tu hapur javën e ardhshëm me vetëm një person brenda në diagonal me shoferin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi taksitë janë përfitues të 3 pagave të luftës. Pavarësisht faktit të hapjes çfarë është dhënë nuk do të merret. Pavarësisht se nis puna nuk do u merret paga e luftës. E treta do të merret në fillim të qershorit”.