Agron Shehaj në Delvinë: Jam i frymëzuar nga dëshira e tyre për ta bërë Partinë më të fortë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj paraditen e sotme ka qenë në qytetin e Delvinës.

Shehaj ka zhvilluar një takim me antarët e degës së PD Delvinë duke shpalosur projektin e tij për ringritjen e PD-së.

“Me demokratët e Delvinës diskutuam për ringritjen e Partisë Demokratike.

Jam i frymëzuar nga dëshira dhe idetë e tyre për ta bërë Partinë tonë më të fortë dhe më të besueshme në të ardhmen. #partiaqefiton”, shprehet Shehaj. /Sarandanews.com/