Si kurrë më parë, Kisha e “Shën Harallambi” e boshatisur për Pashkë
Si kurrë më parë, kishat në të gjithë botën, në këtë festë Pashke, ishin të heshtura të boshatisura fizikisht nga qytetarët, por jo nga besimi.
Ho vetëm në Shqipëri, por në pjesën më të madhe të botës, mesha e Pashkëve është kryer pa besimtarë në kishë.
E zbehtë dhe e heshtur ka qenë kjo atmosfera e festës së Pashkëve edhe në qytetin e Sarandës.
Si asnjëherë më parë Kisha “Shën Harallambi” ishte bosh pa besimtarët ortodoks të cilët nuk mundën të shkojnë ashtu siç do vit për të kryer ritualet e festës.
Kjo për shkak të virusit COVID-19 që i ka izoluar të gjithë nëpër shtëpia.