Drogë e pistoletë, tentuan t’i shpëtonin policisë, arrestohen 2 shqiptarë në Janinë

Dy shqiptarë janë ndaluar në afërsi të Meçovos në Janinë me 6 kg marijuanë, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Burime  bëjnë me dije dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 28 vjeç po udhëtonin me një motoçikletë teksa pësuan aksident.

Forcat e policisë greke i pikasën i pikasen në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi ishin nisur drejt kufirit Greqi-Shqipëri me lëndën narkotike.

Policia greke i ndoqi shqiptarët, por arritën të largoheshin pasi u ndihmuan nga një tjetër bashkëpunëtor që ishte para tyre me një autoveturë.

Sipas policisë së Janinës në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 6 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro, ndërsa më pas, po  në Janinë u ndalua edhe bashkëpunëtori i tyre.

Sakaq policia greke u mobilizua pas largimit dhe mos bindjes së sinjalit të policisë nga ana e dy shqiptarëve .