VIDEO/ Goditje për turizmin në Sarandë: Janë anuluar të gjitha rezervimet, biznesi ka bërë 6 kërkesa
Operatorët turistik në Sarandë i kanë drejtuar gjashtë kërkesa qeverisë dhe pushtetit vendor, pas krizës që ka përfshirë këtë sektor për shkak të virusit COVID-19.
Në një situatë normale, Saranda sot do të kishte mijëra vizitorë si vendas dhe të huaj, por koronavirusi ka izoluar gjithçka duke sjellë pasoja të rënda ekonomike, sidomos tek sektori i turizmit.