Alket Hyseni uron në shqip dhe greqisht festën e Pashkëve

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka uruar ditën e sotme festën e Pashkëve.

Hyseni e bëri urimin dhe në gjuhën greke.

“Me këtë pamje të Kishës së Shën Kollit, Manastiri i Mesopotamit, kisha⛪️ më e madhe bizantine në Shqipëri, të ringjallur nga restaurimi i përfunduar para pak kohësh, uroj gjithë besimtarët ortodoksë
Gëzuar Pashkët!

Καλο πασχα και καλη ανασταση!”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/