Arben Ahmetaj: Reforma në drejtësi, aset për vendin

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli për raportin e fundit të DASH, duke e konsideruar të rëndësishëm për mazhorancën, dhe një manual pune për qeverisjen.

Ahmetaj, i cili akuzohet nga opozita për aferën e inceneratorëve, e konsideroi reformën në drejtësi si një aset institucional për vendit.

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, Ahmetaj u shpreh:

“Ka një element të rëndësishëm në raportin e DASH, reforma në drejtësi, që ju jeni detyruar ta votoni. Të gjithë ju si grup ju kanë thirrur një nga një për ta votuar. Është kjo mazhorancë që e ka votuar dhe është një aset institucional i vendit për të gjitha vitet që vijnë, sot, pas 10 vjetësh dhe 20 vjetësh.

Ka problematikat e veta, por në finale i shërben vendit. Qeveria është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera”, tha Ahmetaj.