Gjirokastër: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti”
Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje
Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.
Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.