Vlorë, plagoset punonjësi i policisë, detajet e para nga ngjarja

Punonjësi i Policisë në Vlorë Ardjan Shehaj është plagosur aksidentalisht në banesën e tij sot në mbrëmje.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se Shehaj, është me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Në momentet e ngjarjes ai ka qenë duke pastruar armën e shërbimit e cila është shkrepur aksidentalisht dhe e ka lënë me një plagë në shputën e këmbës.

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.