Ja data e rihapjes së kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë
Qeveria greke njoftoi sot se më 15 maj do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë me Shqipërinë për këmbësorë dhe automjete.
Sipas ministrisë greke të Transportit, deri në 15 maj, nuk do të ketë asnjë linjë tokësore apo detare me këto vende. Gjithashtu nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe, jahte, etj., në ujërat greke.
Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaporta shqiptare të cilët shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas ata me pasaporta greke që kthehen në Greqi, por edhe këta, vetëm nëse plotësojnë deklaratën përkatëse dhe kanë autorizim nga ambasada e vendit përkatës.
Ndërkohë vazhdon normalisht kalimi i kamioneve të mallrave me këto vende.
Ky vendim vlen jo vetëm për kufijtë me Shqipërinë, por edhe me Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sakaq linjat ajrore i kanë ndërprerë fluturimet, por Aegean Arilines njoftoi se më 1w maj nis fluturimet Tiranës-Athinë dhe anasjelltas