Ahmeti sulmon Sarandanews pas sekuestrimit të autobuzit me emigratë të paligjshëm: Jemi me ligjin dhe me Saliun

Pas lajmit se një nga autobusët e kompanisë “Ahmeti Travel” është sekuestruar nga autoritetet greke për transport të emigrantëve të paligjshëm, ka ardhur edhe reagimi i zjarrtë i vetë Shpëtim Ahmetit – drejtuesi i kompanisë.

Ahmeti, në një postim që duket se është shkruar më shumë me nerva se me fjalor, hedh poshtë çdo akuzë dhe në të njëjtën kohë sulmon portalin SarandaNews, që kishte raportuar lajmin. “O portal lum madhe,” nis zoti Ahmeti në një stil që do ta kishin zili edhe poetët e lashtësisë.

Ai deklaron me krenari se është “në krah të Sali Berishës” dhe jo të “hajduatave trafikantëve”. Sipas tij, lajmi është i rremë, ndoshta edhe me qëllim për të ulur imazhin e kompanisë apo të partisë së tij (me sa duket, janë njësoj të rëndësishme).

“Pasagjer me pasaporta në dorë nuk quhet klandestin, por pasagjer i ligjëruar e deklaruar,” sqaron Ahmeti. Ai thekson se “trafikimi bëhet nga një shtet në shtetin tjetër”, por nuk sqaron pse atëherë ndodhi sekuestrimi.

Reagimi epik mbyllet me një thirrje patetike: “Mos u lumturoni me mashtrime, se nuk na ulni dot dinjitetin ton.”

REAGIMI

O portal lum madhe, une jame Shpetim Ahmeti dhe kam krenari qe jam ne krah te Sali Berishes , e nuk jam be krahun e hajduatave trafikantëve ,e ke lajm te rreme ose e jep qëllimisht se ndoshta do ulesh imazhin e firmes apo partis time. Per cdo qytetar te ndershem miq e dashamires te Ahmeti Travel ju garantoj se kemi qen jemi dhe dote jemi ne krahun e ligjit ,te jini krenar sepse Ahmeti Travel eshte partneri tuaj i besushem moralisht e ligjerisht , e verteta eshte si drita e diellit ,asnje klandestin nuk eshte kapur ne autobuzat e kompanisë ton .Trafikimi klandestinëve behet nga nje shtet ne shtetin tjeter ,pasagjer me pasaporta ne dore,me bilet te prer ne shtetin greke ,me list udhetimi e numer pasaporte nuk quhet klandestin por pasagjer i ligjëruar e deklaruar. Prandaj mos gezoni e mos u lumturoni me mashtrime se nuk na ulni dote dinjitetin ton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *