Detaje të reja nga aksidenti ne Sarande/ Drejtuesi i mjetit humbi jetën në vend, dy nga të plagosurit u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë

Të tjera detaje janë zbardhur për aksidentin e mbrëmshëm në Sarandë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Burime bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Krane – Konispol.

Klement Kristidhi 32 vjec, që ishte edhe drejtues i mjetit humbi jetën në vend, ndërsa tre persona e tjerë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Personat që u dërguan në Tiranë janë Arjan Gribura, 31 vjeç dhe Agron Muhametaj, 22 vjeç.

Ndërsa i treti Shkëlqim  Muhametaj, 31 vjeç ishte pa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.  Të katërt personat ishin banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

Viktima, Klement Kristidhi, njëherësh edhe drejtues i mjetit, ishte emigrant prej 10 vitesh ne Gjermani dhe kishte vetëm disa dite qe kishte ardhur.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.